Mehmedoviq: Ende është herët që të hiqen çertifikatat kundër COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është ende herët për revokimin e çertifikatave, tha zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, mjeku Zllate Mehmedoviq.

“Jemi në fazën e transmetimit të gjerë të virusit, kemi një numër të madh të të infektuarve. Heqja e çertifikatave që vlejnë për kontrollin e lëvizjes së qytetarëve në ambiente të mbyllura, mund të shkaktojë transmetim më të madh të vizorit, sepse çertifikata ka peshën e vet dhe mbron ata që nuk mund t’i kenë”, thotë Mehmedoviq.

Komisioni për Sëmundjet Infektive (KSI) propozon që vlefshmëria e çertifikatave të personave që kanë kaluar coronavirusin nga 45 ditë të rritet në 180 ditë./Telegrafi/

Mehmedoviq: Ende është herët që të hiqen çertifikatat kundër COVID-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy