MEMBM publikon shpallje për kondicionerë, të drejtë aplikimi kanë amvisëritë me të ardhura të ulëta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e energjetikës, minierave dhe burimeve minerale, bazuar në Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2025, ka publikuar shpallje publike për mbështetje të amvisërive që bëjnë pjesë në kategorinë e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë.

Afati për aplikim për pajisjen e kondicionerit është deri më 5 tetor, ndërsa për ndihmën financiare – deri në fund të gushtit.

Të drejtë aplikimi kanë amvisëritë me të ardhura të ulëta ose persona socialisht të cenueshëm, si dhe ata që kanë persona me aftësi të posaçme, të verbër ose të shurdhër. Dokumentacioni dorëzohet me postë ose personalisht në Ministri, ndërsa formatet janë të disponueshme në faqen e tyre zyrtare të internetit.

The post MEMBM publikon shpallje për kondicionerë, të drejtë aplikimi kanë amvisëritë me të ardhura të ulëta appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy