Maqedoni: Personat me të ardhura të ulëta do të kenë zbritje në faturat e rrymës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Ekonomisë sot ka shpallur thirrjen publike për mbështetje financiare për energjinë elektrike të konsumuar për personat me të ardhura të ulëta për vitin 2022.

Sipas thirrjes publike nga 600 deri në 800 denarë fatura më të ulëta të energjisë elektrike do të marrin mbi 7.500 amvisëri me të ardhura të ulëta në një periudhë prej 12 muajsh.

Ministri Kreshnik Bekteshi, informon se për këtë masë janë siguruar 60 milion denarë.

Përkrahje financiare do të përfitojnë amvisëritë, të ardhurat e rregullta mujore të të cilave nuk i kalojnë të ardhurat neto prej 30.000 denarë për:

Advertisement

– person të vetëm deri në 15.194 denarë;
– amvisëri me dy anëtarë deri në 18.000 denarë;
– amvisëri me tre anëtarë deri në 21.000 denarë
– amvisëri me katër anëtarë deri në 25.000 denarë; dhe
– amvisëri me pesë anëtarë dhe më shumë deri në 30.000 denarë.

Ndryshe, prej 1 janarit 2022, me vendim të kompanive energjetike dhe Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët është shtrenjtuar për 9.84%./Telegrafi/

 

Maqedoni: Personat me të ardhura të ulëta do të kenë zbritje në faturat e rrymës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy