Menaxhimi me mbeturinat në Tetovë, prezantohen kamionët dhe kontejnerët e rinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Menaxhimi me mbeturinat në Tetovë, prezantohen kamionët dhe kontejnerët e rinj

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në sheshin “Iliria” ka promovuar kamionët, kontejnerët dhe pajisjet e reja, me të cilat do të mblidhen mbeturinat në qytet, në bashkëpunim me kompaninë sllovene “Subermacher”.

Kasami tha se kjo është faza e parë e bashkëpunimit me kompaninë austriake, ndërsa në fazën tjetër parashihet të bëhet selektimi i mbeturinave.

“Menaxhimi i mbeturinave është një nga sfidat më të mëdha të jetës moderne, dhe gjithashtu është një nga shqetësimet dhe angazhimet më të dukshme të komunitetit për mjedisin. Të gjithë ne si individë, në jetën tonë private dhe profesionale, jemi pjesëmarrës në sistemin e menaxhimit të mbeturinave dhe bëjmë zgjedhjen për kontributin tonë për një shoqëri vlerash të përbashkëta dhe mjedis të pastër jetësor”.

Advertisement

“Në territorin e komunës sonë është paraqitur nevoja për të krijuar infrastrukturën bazë për grumbullimin, përzgjedhjen, trajtimin dhe përpunimin, si dhe deponimin e mbeturinave. Ishte tepër e nevojshme të forcohen detyrimet e të gjithë aktorëve në menaxhimin e mbeturinave, si dhe zbatimin e parimeve për riciklimin e mbeturinave me qëllim të mbrojtjes së mjedisit”, tha Kasami.


Menaxhimi me mbeturinat, Komuna e Tetovës nënshkruan marrëveshje me kompani private sllovene

Lexo po ashtu
Menaxhimi me mbeturinat, Komuna e Tetovës nënshkruan marrëveshje me kompani private sllovene

Advertisement

“Unë besoj thellësisht se ky partneritet dhe plani gjithëpërfshirës profesional do të jetë i suksesshëm drejt modernizimit të mënyrës së trajtimit të mbeturinave. Ne do të ofrojmë shërbimin e duhur për çdo qytetar dhe do të zvogëlojmë sasinë e mbeturinave të depozituara, ndërsa ajo që do të hidhet nuk do të shkaktojë ndikime negative në mjedis. Tani bashkë me kompaninë Saubermacher jemi duke ecur drejt realizimit të këtyre hapave”, theksoi Kasami.

Përfaqësuesi i kompanisë Saubermamacher tha se bashkëpunimi me qytetarët është i patjetërsueshëm me qëllim që Tetova të shndërrohet në një qytet të pastër.

Advertisement

Në fazën e parë, komuna bashkë me kompaninë Saubermacher do të ketë 100 punëtorë të angazhuar në pastrimin e qytetit, ndërsa do ndërrohen të gjithë kontejnerët nëpër qytet./Telegrafi/

Menaxhimi me mbeturinat në Tetovë, prezantohen kamionët dhe kontejnerët e rinj shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy