Mendohet vaksinimi i fëmijëve në Maqedoni, autoritetet thonë se mund të ketë mutacion të virusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Vaksinimi i fëmijëve nga Koronavirusi është i drejtë sepse në të kundërtën lihet hapësirë për mutacion të mëtejmë dhe përhapje të virusit. Vaksinimi i fëmijëve e mundëson mbulimin e nevojshëm të vaksinimit tek 80 për qind të popullatës”.

Kështu konkluduan ekspertët në tribune e sotme me temë “Vaksinimi dhe sfidat me Kovid-19”, në të cilën morën pjesë ministri Shëndetësisë, Venko Filipçe, dr. Aleksandra Grozdanova, dr. Dragan Danillovski dhe dr. Aleksandar Petliçkovski.

“Nuk duhet t’i lihet hapësirë virusit për përhapje, çka do të thotë se kur do të mund ta mbulonim edhe popullatën e fëmijëve, mendoj se po, kjo është qasje e mirë, ne kemi për momentin prioritete të tjera, e gjithsesi kemi edhe mjaft diskutime për këto qëndrime të cilat paraqiten dhe supozoj se në periudhën në vijim do t’i adaptohemi zhvillimit të situatës, ndërkaq situate do të zhvillohet”.

“Në përgjithësi konsideroj se vaksinimi i fëmijëve është qasje e drejtë, sepse në të kundërtën lihet hapësirë e zbrazët në të cilën virusi do të përhapet sërish dhe mundësisht me ndonjë mutacion më serioz do të jetë kërcënim edhe për popullatën tashmë të vaksinuar”, porositi Petliçkovski.

Advertisement

Ministri Filipçe ndërkaq, përkujtoi se vaksinat janë miratuar për moshën mbi 16 vjeç, përkatësisht vaksina e kompanisë “Pfizer” për moshën prej 12 deri 16 vjeç, gjithashtu edhe vaksina “Sinovak” e cila është e dedikuar për moshën prej mbi tre vjeç.

Mendohet vaksinimi i fëmijëve në Maqedoni, autoritetet thonë se mund të ketë mutacion të virusit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy