Merkel uron kryeministrin Zaev për mandatin e ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kancerlarja gjermane, Angela Merkel sot ka uruar kryeministrin Zoran Zaev për rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ju uroj për rizgjedhjen për kryeministër të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut dhe Gjermani janë të ndërlidhura me me partneritet të ngushtë, lidhje bilaterale si dhe aleatë në NATO”, thekson Merkel në urim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo theksoi se Qeveria gjermane plotësisht mbështet plotësisht qëllimin për përafrim të vendit në Bashkimin Evropian.

“Në këtë rrugë tepër të rëndësishme janë vazhdimi me reformat”, thuhet në urimin e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Advertisement

Në fund, Merkel i dëshiron Zaevit fat dhe sukses në detyrën e ti duke shprehur kënaqësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve./Telegrafi/

Merkel uron kryeministrin Zaev për mandatin e ri shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy