Meta në Dibër: Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë stabile dhe të mira

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta tha se marrëdhëniet midis RMV-së dhe vendit të tij janë të mira dhe stabile si kuptim ekonomik ashtu edhe në atë tregtar.

“Shpresoj se do të përfundojë ndërtimi u autostradës ‘Rruga e Arbërit’ që është një mundësi e shkëlqyer për ekonominë e Dibrës, por edhe për gjithë rajonin. Kjo do të thotë vende të reja të punës dhe mbajtjen e rinisë në vend”, tha Meta.

Ai u përgjigj në pyetjen rreth procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duke vlerësuar se “Maqedonia është në rrugë të sigurt, ndërsa Shqipëria duhet të bëj ende”.

“Maqedonia është në rrugë të sigurt. Shpresoj se do të tejkalohen kontestet me Bullgarinë”, tha Meta.

Advertisement

Ndryshe, ‘Rruga e Arbërit’ do ta shkurtojë largësinë e Dibrës me Tiranën./Telegrafi/

Meta në Dibër: Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë stabile dhe të mira shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy