Metnar: Çekia mbështet trenin e Maqedonisë së Veriut për në Bashkimin Evropian

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Mbrojtjes i Çekisë, Ljubomir Metnar në konferencën për media në Shkup, i shoqëruar nga homologija Radmilla Sheqerinska, krahas për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, ka folur edhe për procesin eurintegrues.

Ka shprehur mbështetjen e Çekisë për vendin në procesin e nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

“Besoj se anëtarësimi juaj në Aleancë, do ta fuqizojë sigurinë e tërë rajonit, por dua të potencoj, se Republika e Çekisë, e mbështet trenin e Maqedonisë së Veriut për në Bashkimin Evropian”, tha Metnar.

Metnar: Çekia mbështet trenin e Maqedonisë së Veriut për në Bashkimin Evropian shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy