Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Këshilli Themelues i partisë e ka autorizuar që të vazhdojë bisedimet për formimin e qeverisë së re.

“Unanimisht anëtarët e Këshillit Themelues më autorizuan që të vazhdojmë me bisedimet”, shprehet Mexhiti.

Mexhiti thekson se pika e fundit e mbledhjes së djeshme ishte zgjedhja e zëdhënësit të Lëvizjes Demokratike, në të cilën u zgjodh Fari Hiseni.

“Pika e fundit e mbledhjes së djeshme ishte zgjedhja e zëdhënësit të Lëvizjes Demokratike, ku me mbështetje të plotë të anëtarëve të Këshillit Themelues u zgjodh aktivisti Fari Hiseni”, shprehet në fund Mexhiti./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mexhiti: Anëtarët e Këshillit Themelues më autorizuan të vazhdojmë me bisedimet për Qeverinë e re appeared first on Telegrafi.