Zv. kryeministri i RMV-së, Izet Mexhiti vlerëson se Azir Aliu është propozim i mirë për funksionin ministër i Shëndetësisë.

Në pyetjen e gazetarëve se si do të gjendet Aliu në këtë pozicion, duke pasur parasysh se është programer, Mexhiti tha se para se gjithash ai është një menaxher i mirë.

“Para së gjithash, ai duhet të jetë një menaxher i mirë për pozicionin e Ministrit. Ka pasur shembuj të tillë në të kaluarën dhe mendoj se Aliu do të jetë i mirë në atë pozicion”, tha Mexhiti.

Ai tha se propozimi i tyre për ministër të Shëndetësisë do t’i dorëzohet kryeministrit Hristijan Mickoski në ditët në vijim./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mexhiti: Azir Aliu është zgjedhje e mirë për ministër të Shëndetësisë appeared first on Telegrafi.