Mexhiti: Brenda 24 orëve është siguruar ilaçi për EHKK

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti bëri të ditur se pas zbulimit të rastit të parë me EHKK, ka kërkuar që të ofrohet terapia e duhur për trajtimin e pacientëve.

“Brenda 24 orësh është siguruar ilaçi në vendin tonë, pavarësisht se është një terapi shumë e rrallë edhe për vendet që kanë një numër të madh të të infektuarve”, shprehet Mexhiti.

Ai shton se menjëherë pas mbërritjes së ilaçit, u organizua një webinar me OBSH-në dhe kolegë mjekë nga KSIGJF, për të ndarë përvojat rreth trajtimit të pacientëve.

“Kujdesi për pacientët është fokusi ynë kryesorë”, shprehet në fund ministri Mexhiti./Telegrafi/

Advertisement

Mexhiti: Brenda 24 orëve është siguruar ilaçi për EHKK shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy