Mexhiti: Çështjeve etnike në qeveri i kemi dalë zot unë dhe Arben Fetai, Taravari nuk është ankuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti th sot se është pikërisht ai së bashku me ministrin Arben Fetai ai që i ka mbrojtur interesat kombëtare shqiptarë në qeveri.

Ai tha se çështjeve etnike ju ka dalë zot, duke përmendur dhe disa prej tyre.

“Çështjeve etnike ju kam dal zot unë në qeveri si zëvendëskryeministër i parë por edhe Arben Fetai si zëvendëskryeministër i dytë.Bashkarisht kemi punuar në ligjin për përfaqësim adekuat, në ligjin për gjuhët dhe në tema të tjera etnike”, tha Mexhiti.

Mexhiti tha se Taravari nuk është ankuar kurrë për mos realizim të çështjeve etnike shqiptare nga qeveria aktuale.

Advertisement

“Jo, nuk është ankuar. Ka stenograme në qeveri dhe do të shihen”, tha Mexhiti.

Kujtojmë se kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari u distancua nga VLEN dhe u largua nga qeveria me arsyetimin se puna e koalicionit nuk ka shkuar siç duhet drejt realizimit të ndryshimit që e kanë pritur shqiptarët.

Sipas tij, qytetarët shqiptarë nëpër anketa ishin shprehur se nuk janë të kënaqur nga puna e partive shqiptare në qeveri.

The post Mexhiti: Çështjeve etnike në qeveri i kemi dalë zot unë dhe Arben Fetai, Taravari nuk është ankuar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy