Mexhiti, Kasami, Gashi: Angazhohemi fuqishëm për të unifikuar zërin opozitar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për formimin e një blloku opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut sot janë takuar iniciuesi për lëvizjen e re, Izet Mexhiti, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Pas takimit të tre liderët njëzëri deklaruan se angazhohen fuqishëm për krijimin e frontit politik opozitar shqiptar.

Mexhit në profilin e tij në Facebook shkruan se ashtu siç kemi deklaruar edhe më herët, do të angazhohemi fuqishëm për të unifikuar zërin opozitar në vend.

“Në këtë drejtim ishte edhe takimi i sotshëm me Kasamin dhe Gashin në Kuvendin e RMV-së, ku diskutuam rreth parimeve të bashkëpunimit tonë”, shkruan Mexhiti.

Advertisement

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thekson se sot kanë diskutuar mbi idenë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit rreth krijimit të frontit të përbashkët opozitar si një domosdoshmëri në skenën politike shqiptare.

“Sot, kemi realizuar një takim të përbashkët dhe tepër konstruktiv me Izet Mexhitin, që vepron në kuadër të lëvizjes së re dhe me liderin e Alternativës, Afrim Gashi. Kemi diskutuar mbi idenë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit rreth krijimit të frontit të përbashkët opozitar si një domosdoshmëri në skenën politike shqiptare. Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive kemi diskutuar mbi hapat e ardhshëm për një bashkëpunim frytdhënës në skenën politike shqiptare”, shkruan Kasami në Facebook.

Lideri i Altrenativës, Afrim Gashi shkruan se me Mexhitin dhe Kasamin kanë biseduar edhe për përgatitjen e një drafti të një oferte që më tej do të zgjerohet në program parazgjedhor.

“Mes tjerash, diskutuam edhe për përgatitjen e një drafti të një oferte që më tej do të zgjerohet në program parazgjedhor. Orteku tashmë ka filluar. Përmbysja e këtij pushteti është në horizont. Në zgjedhjet e reja qeveri e re”, shkruan Gashi./Telegrafi/

Advertisement

 

Mexhiti, Kasami, Gashi: Angazhohemi fuqishëm për të unifikuar zërin opozitar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy