Fatmir Mexhiti ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook rreth aksionit të djeshëm në Klinikën për Onkologji në Shkup.

“Mbështetje të fortë për aksionin e prokurorisë dhe policisë në Klinikën e Onkologjisë. Si ministër, dënoj fuqishëm të gjitha tentativat dhe veprimet e individëve apo grupeve, të cilët, nëpërmjet kompetencave diskrecionale dhe mënyrave të marrjes së vendimeve në favor të tyre, kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në shëndetin dhe jetën e pacientëve, qytetarëve dhe shtetit. Pres që institucionet të marrin një vendim sa më të shpejtë në raport me hetimin” – ka shkruar Mexhiti.

Ndryshe policia dje kishte aksion që ka të bëjë me vjedhjet e barnave të shtrenjta që në vend t’u jepen pacientëve, janë shitur në tregun e zi. /Telegrafi/

The post Mexhiti: Mbështes aksionin në Klinikën për onkologji appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";