Mexhiti: Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë mbështetje për ndërtimin e një qendre të re klinike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se ministri Fatmir Mexhiti, gjatë takimit të punës në Mbretërinë e Bashkuar, u takua me ministrin e Eksportit, Departamentit për Biznes dhe Tregti, Lord Malkolm Oford i Garuellit, në të cilën u shpreh gatishmëria e tyre për të mbështetur financimin e projektit për ndërtimin e Qendrës së re Klinike Universitare.

Në takim siç njoftojnë nga MSH, ministri Mexhiti përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Maqedonisë së Veriut e merr nga Mbretëria e Bashkuar, e cila është partneri i dytë më i madh ekonomik i vendit tonë.

“Ata diskutuan për zbatimin dhe promovimin e strategjisë së eksportit në sektorin e shëndetësisë dhe ofrimin e investimeve të huaja direkte, si pjesë e përgjegjësive të Ministrit të Eksportit të Mbretërisë së Bashkuar”.

“Ministri i Eksporteve, Lord Oford i Garuellit, shprehu mbështetjen dhe vullnetin për të vendosur bashkëpunim në të gjitha fushat që janë në interes të qytetarëve të të dy vendeve”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Advertisement

Mexhiti: Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë mbështetje për ndërtimin e një qendre të re klinike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy