Kandidati i VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se të gjitha shkollat në këtë komunë janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor më 1 Shtator. Ai tha se gjatë ditëve të fundit janë vizituar të gjitha institucionet arsimore për të siguruar kushte të përshtatshme për nxënësit.
Sipas tij, aty ku është parë e nevojshme, janë realizuar investime të menjëhershme, ndërsa është kryer edhe pastrimi gjeneral i shkollave. Një ndër objektivat kryesorë është kalimi në mësim me një ndërrim, i cili do të nisë në Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit” dhe do të shtrihet edhe në shkolla të tjera.
“Vetëm këtë vit, afro 1000 fëmijë do ta nisin për herë të parë rrugëtimin në bankat e shkollave. Për ta dhe për të gjithë nxënësit kemi obligim të ofrojmë kushte të barabarta dhe mësim cilësor”, theksoi Mexhiti.
Ai falënderoi drejtuesit e shkollave dhe stafin për bashkëpunimin dhe përkushtimin në realizimin e këtyre përgatitjeve.
The post Mexhiti: Në Çair po ndërtojmë një arsim më cilësor për çdo nxënës appeared first on Telegrafi.