Trajtimi, mbrojtja avancimi dhe afirmimi i gjuhës maqedonase mund të ndërtohet vetëm mbi baza të forta të cilat i vendos arsimi. Nga kjo rrjedh rëndësia e investimeve të vazhdueshme në përmirësimin dhe zhvillimin e arsimit, që është prioritet për këtë Qeveri dhe Ministrinë e Arsimit, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në ditën shënimit të Gjuhës maqedonase në organizimin e Ministrisë së Kulturës.
Ministri theksoi se reforma themelore e arsimit që nisi këtë vit shkollor, vazhdon në faza edhe në vijim.
“Këtë vit nxënësit e klasës së parë dhe të katërt mësuan Gjuhën maqedonase nga materialet e reja për mësim, ndërsa vitin e ardhshëm shkollor kompetencat gjuhësore nga tekstet e reja shkollore fo të fitojnë edhe nxënësit e klasës së dytë dhe të pestë. “Në rrjedhë është Shpallja publike për recensentët e teksteve shkollore prandaj Ju bëjë thirrje mësimdhënësve të cilët i plotësojnë kushtet të aplikojnë, sepse vlerësimi profesional i teksteve shkollore i liron ata nga gabimet”, theksoi Shaqiri.
Me këtë rast dua të theksoj edhe një herë rolin kyç të mësimdhënësit – ai e ndërton qëndrimin korrekt të nxënësit ndaj gjuhës standarde maqedonase dhe rregullave të drejtshkrimit të saj, ministri Shaqiri tregoi rëndësinë e fakulteteve pedagogjike në krijimin e mësimdhënësve cilësorë, që e edukojnë dhe mësojnë të ardhmen e këtij vendi.
“Mësimdhënësit e mirë janë vendimtar për arsimim të mirë. Më gëzon fakti që këtë vit akademik numri i studentëve të regjistruar në vitin e parë, në ciklin e parë të studimeve të programit studimor në Gjuhën maqedonase është pothuajse dy herë më i lartë se vitin e kaluar. Në vitin 2021/22 janë regjistruar 25 studentë, për dallim nga 14 në vitin akademik 2020/21. Kjo është rezultat i politikave aktive të bursave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me të cilat inkurajojmë studentët t’i zgjedhin pikërisht programet për arsim të kuadrit mësimor”, theksoi ministri.
MASH ka zbatuar kategori të veçantë të bursave për studentët e ciklit të parë të regjistruar universitetet publike dhe private dhe institucioneve të arsimit të lartë, të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të lartë në mësim nga viti i I deri në vitin studimor vijues të regjistruar, së paku 8.00 notë mesatare dhe atë për studentët e regjistruar në programet e studimit në Gjuhën maqedonase, letërsi maqedonase dhe letërsi sllavo- jugore.
The post Shaqiri: Ndërtojmë arsim cilësor që është themel për avancimin dhe afirmimin e gjuhës maqedonase appeared first on Telegrafi.