Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se opozita shqiptare është e gatshme që të bëhet pjesë e qeverisë teknike dhe të merr përgjegjësi , me qëllim, siç thotë Mexhiti organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike, në qoftë se OBRM-PDUKM nuk propozon ministrat e saj për qeverinë teknike.

I pyetur për propozimin që Talat Xhaferi të jetë kryeministër teknik, Mexhiti tha se do të pasurohet vetëm biografia e Xhaferit.

“Shkurt dhe shqip, do të pasurohet biografia e Xhaferi, por nuk do të përmirësohet jeta e qytetarëve”, tha Mexhit për “TV21”,

Mexhiti tha se kjo është bërë në marrëveshje dhe me palën maqedonase, pasi siç tha ai, ka pasur frikë që kreu i Kuvendit mos ta marrë automatikisht edhe presidencën, në rast të ngecjeve në procesin zgjedhor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mexhiti tha se Aleanca për Shqiptarët duhet të vendos nëse do t’i bashkohet opozitës apo do të mbetet me pushtetin.

Mexhiti tha se e respekton autonominë e subjektit, por që sipas tij ASH duhet të vendos pasi po afrohet data e zgjedhjeve.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mexhiti: Nëse OBRM-PDUKM nuk dëshiron që të bëhet pjesë e qeverisë teknike, ne jemi gati për të marrë përgjegjësi shkruan Telegrafi.