OBRM-PDUKM nuk tërhiqet nga kërkesa për shfuqizimin e qeverisë teknike para zgjedhjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase sërish i bëri thirrje LSDM-së që të inkurajohet për zgjedhje pa qeveri teknike, por edhe pa kryeministër teknik nga radhët e BDI-së.

Nga OBRM-PDUKM thonë se qeveria teknike në të kaluarën është treguar si jofunksionale.

“Në kohën e qeverisjes teknike, përveç institucioneve jofunksionale, qytetarët nuk marrin asgjë tjetër. BDI është struktura më e kriminalizuar në vend. Nuk ka asnjë zyrtar nga ajo parti që të mos jetë i përfshirë në korrupsion”.

“Është turp për vendin që nga radhët e tyre vjen kryeministri teknik. Në Maqedoni mund të ketë zgjedhje pa qeveri teknike dhe pa kryeministër teknik nga BDI. LSD duhet vetëm të inkurajohet dhe të pranojë ofertën e OBRM-PDUKM-së”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM nuk tërhiqet nga kërkesa për shfuqizimin e qeverisë teknike para zgjedhjeve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy