OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të shpejta pa qeveri teknike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM sërish kërkon zgjedhje të shpejta kuvendare, pa qeveri teknike.

Nga kjo parti thonë se pranojnë që zgjedhjet e ardhshme të mbahen me ndryshime në Kodin Zgjedhorë, respektivisht ato të mbahen me një njësi zgjedhore.

“Zgjedhje të shpejta pa qeveri teknike, për partitë e vogla ofertë për një njësi zgjedhore. PLD, RDM dhe DS të mos fshihen pas interesave kriminale, por ja një ofertë për një njësi. Këtu është një ofertë për të lënë qeverinë dhe për të pranuar zgjedhjet. E vetmja gjë e rëndësishme për vendin është dalja nga 4 krizat në të cilat e futën LSDM dhe BDI, ndërsa të njëjtit nuk janë zgjidhje për këto kriza”.

“Nëse qeveria teknike është pengesë për LSDM-në apo BDI-në, OBRM-PDUKM është e gatshme të flasë për ndryshime në Kodin Zgjedhor, por edhe për partitë më të vogla që si mosmarrëveshje me LSDM-në dhe BDI-në e kanë theksuar problemin e një njësie zgjedhore. OBRM-PDUKM është e gatshme të diskutojë për këto çështje, nëse garanton zgjedhje të parakohshme, të cilat do të jenë zgjidhje për problemet dhe krizat”, thuhet në reagimin e partisë opozitare maqedonase./Telegrafi/

Advertisement

 

OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të shpejta pa qeveri teknike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy