Mexhiti: Nis procedur e re për përfundimin e spitalit klinik në Shtip, buxheti i shtetit siguron mjetet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot, Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, njoftoi fillimin e një procedure të re tenderimi për përfundimin e Spitalit Klinik në Shtip. Mjetet për këtë projekt do të sigurohen nga buxheti i shtetit, dhe procedurat e tenderimit pritet të shpallen shumë shpejt, me shpresën që të përfundojë ndërtimi.

“Procedura do të shpallet shumë shpejt, mendoj në shkurt, të përfundojë ndërtimi i spitalit, sepse kolegët e mi këtu, që janë mjekë më të mirë, duhet të kenë kushte më të mira pune dhe pacientët të marrin shërbime më të mira. Të gjitha procedurat do të vazhdojnë dhe në ditën kur do të shpallim tenderin do të shpallim edhe afatin e përfundimit. Kushdo që vonohet duhet të përgjigjet. Ne kemi nisur procedimin penal në Prokurorinë e Shtetit ndaj kompanisë që ka nisur ndërtimin dhe ajo do të duhet të përballet me autoritetet tona shtetërore në gjykatë. Do të kërkojmë dëmshpërblim sepse spitali nuk është ndërtuar. Garancia bankare ishte gjashtë milionë euro, ato para janë në Ministri si pjesë e njësisë së projektit dhe do të përdoren për përfundimin e spitalit. Për përfundimin e punëve ndërtimore nuk do të përdoren para nga kreditë, por nga buxheti i shtetit”, theksoi Mexhiti gjatë vizitës në Spitalin klinik në Shtip.

Ministri i Shëndetësisë informoi se ende pritet raporti i komisionit ekspert që e ka formuar për të hetuar rastin e nënës së ndjerë nga Dellçeva.

Ai ka treguar se është një rast më i komplikuar, por të gjeturat e hetimeve do të bëhen publike sapo të jenë gati.

Advertisement

Vizita në spitalin e Shtipit ishte për blerjen e aparaturave të reja mjekësore – aparatura laparoskopike dhe endoskopike, aparatit të ri të ultrazërit color doppler me dy sonda dhe kompletit cisto-uretroskopik. /Telergafi/

Mexhiti: Nis procedur e re për përfundimin e spitalit klinik në Shtip, buxheti i shtetit siguron mjetet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy