Mexhiti: Një vend në KSHZ i takon opozitës shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti njofton se së shpejti koalicioni Lidhja Europiane për Ndryshim do të formojë grupin e vet parlamentar.

“Së shpejti do të formalizojmë edhe grupin parlamentar opozitar në Parlament. Për momentin jemi gjashtë deputetë dhe shohim që pushtetarët janë në siklet”, tha Mexhiti duke shtuar se një anëtar në KSHZ duhet ti takon opozitës shqiptare, ndërsa që tani kanë filluar që këtë vend në KSHZ të ia japin vendin ASH-së dhe mos të na lënë të përfaqësohemi në KSHZ. Sipas tij kjo tregon se pushteti po përgatitet për zgjedhje jo fer dhe për manipulime sepse e ndjejnë humbjen.

Mexhiti në “TopChanel” ka folur edhe për shkaqet e migrimit masiv të shqiptarëve.

“Ne e kemi detektuar se migrimi nuk është vetëm papunësisë, por ajo ndodh edhe për shkak të pasigurisë sepse ndodhin shumë incidente të armatosura, spitalet në vendbanimet shqiptare janë në gjendje jo të mirë, kemi afera korruptive në shëndetësi, migrimi ndodh për shkak të arsimit jocilësorë etj. Ne do të dalim me programin tonë se çfarë do të ndërmarrim si opozitë për këto gjëra. Fokusi jonë do të jetë lufta ndaj korrupsionit dhe detektimi ndaj keqqeverisjes” tha Mexhiti.

Advertisement

Mexhiti gjithashtu potencoi se problemi i integrimit është te pala maqedonase, sepse shqiptarët nga gjitha anketat janë pro integrimet evropian dhe ky është problem brenda kampit politik maqedonas të cilët duhet ta tejkalojnë./Telegrafi/

 

Mexhiti: Një vend në KSHZ i takon opozitës shqiptare shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy