Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti thotë se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëherë patjetër duhet të jetë dhe opsioni shqiptar në qeverinë e ardhshme.

Mexhiti, në intervistë për “Radio Televizionin e Shqipërisë”, thotë se tashmë kanë nisur bisedimet për qeverinë e ardhshme, ndërkaq thekson se shqiptarët e Maqedoninë së Veriut nuk janë të kënaqur vetëm me simbolikë dhe si rrjedhojë, thotë se në qeverinë që VLEN pretendon të marrë pjesë, “qytetari do ta ndjejë dorën e ngrohtë të qeverisë”.

“Qeveri pa shqiptarët nuk mund të ketë. Por ne nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht.

Ne mendojmë se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëherë patjetër duhet të jetë dhe opsioni shqiptar në qeverinë e ardhshme. Qeveria e ardhshme do të ketë mbi 75 deputetë.

Advertisement

Ajo do të jetë stabile, do të luftojë korrupsionin, do të luftojë për shtetin ligjor, do të jetë orientuar drejt integrimeve europiane, do të jetë e përkushtuar për zhvillimet ekonomike dhe jetesën e qytetarëve”, tha mes tjerash Mexhiti.

Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy