Mexhiti: Për herë të parë këtë vit pati dyfishim të pagave për punëtorët shëndetësorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mexhiti: Për herë të parë këtë vit pati dyfishim të pagave për punëtorët shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, ka reaguar në lidhje me protestat e sotme të punonjësve në poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup, të cilët kërkuar rritje të pagave. Mexhiti thotë se këtë vit pagat e punonjësve të shëndetësisë tashmë janë rritur dy herë.

Ministri Mexhiti në reagim thotë se një herë në gjysmën e parë të vitit, ato u rritën me 2000, 2500 dhe 3000 denarë për tre grupe të ndryshme punonjësish shëndetësorë.

Lexo po ashtu
Protesta nga punonjësit shëndetësorë në Maqedoni, kërkojnë rritje të pagave

Advertisement

“Dhe tani, më 9 tetor, pati një rritje të re prej 10%, plus është rënë dakord pagesa e regresit në fund të vitit. Ne besojmë absolutisht se rritja është e konsiderueshme, ministria edhe ministri Mexhiti, që nga marrja e detyrës, angazhohen fuqishëm për të ardhura më dinjitoze dhe të dyja rritjet janë ndër të tjera si rezultat i këtij angazhimi. Megjithatë, mundësitë dhe buxheti nuk lejojnë më shumë se dy rritje në një vit”.

“Ministria tashmë ka mbajtur disa takime me sindikatat ku është diskutuar për këtë temë dhe është shpjeguar në detaje qasja e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rritjet”, thotë Mexhiti.

Advertisement

Mexhiti: Për herë të parë këtë vit pati dyfishim të pagave për punëtorët shëndetësorë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy