Mexhiti përsëri thirrje Taravarit: Dëgjo zërin e elektoratit, bashkangjitu me opozitën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ali Ahmeti dhe BDI janë në gjendje të japin gjithçka vetëm e vetëm të mbijetojnë politikisht. Këto ishin fjalët e kreut të Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, i pyetur për spekulimet e fundit se kreut të ASH-së Arben Taravari i është ofruar posti i kryeministrit teknik. Sipas Mexhitit, kjo ofertë nuk të ishte për t’u habitur duke pasur parasysh siç thotë, edhe tentimet për të rikthyer Gruevskin në Maqedoni.

“Këtë nuk e shoh ndryshe, ku z.Ahmeti dhe BDI janë në gjendje gjithçka të japin vetëm për të mbijetuar politikisht. Kur janë në gjendje të bashkëpunojnë dhe shpresën ta shohin te Gruevski, nuk më habitin aspak këto akrobacione tjera politike”, tha Izet Mexhiti – Kryetar i LD-së.

E kur jemi te Aleanca për Shqiptarët, Mexhiti i bëri thirrje Taravarit që të dëgjojë zërin e elektoratit, i cili sipas tij është kundër BDI-së dhe është pro bashkimit me opozitën shqiptare.

“Ato janë pjesë e Qeverisë por mendoj se elektorati i Aleancës për Shqiptarët është opozitar, është ngritë me narrativin anti-Qeveri. Preteksti i fundit ishte se kanë hyrë në Qeveri që t’i bëjnë ndryshimet Kushtetuese. Nuk po ndodhin ndryshimet kushtetuese por në resorin e tij ndodhë ndryshimi i kodit penal që ja falë veprat Nikolla Gruevskit, Mijallkovit e të tjerëve. Mendoj se kjo nuk është dëshirë e elektoratit të ASH-së. Sa më shpejtë ta kuptojnë këtë, ka vend në opozitën shqiptare për ta bërë ndryshimin e shumëpritur tek shqiptarët në Maqedoni”, pohoi Izet Mexhiti – Kryetar i LD-së.

Advertisement

Megjithatë Aleanca për Shqiptarët deri tani njëzëri kanë konfirmuar se në zgjedhje do të shkojnë të vetëm dhe jo në ndonjë koalicion paraprak. Kjo madje është vendosur edhe në kryesinë qendrore të ASH-së, vendim të cilin e konfirmoi ministri Krenar Lloga nga radhët e ASH-së.

“Aleanca përgatitet për të shkuar vet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ky është një vendim i kryesisë qendrore të partisë”, pohoi Krenar Lloga, ASH.

Përndryshe zgjedhjet e ardhshme parlamentare sipas asaj që këmbëngul fronti europian, do të mbahen në afat të rregullt, gjegjësisht ndaras prej atyre presidenciale.

Mexhiti përsëri thirrje Taravarit: Dëgjo zërin e elektoratit, bashkangjitu me opozitën shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy