Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe kandidati për deputeti nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti ka reaguar pas njoftimeve se kandidatja për presidente nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkoka ka propozuar tribunal ndërkombëtar për luftën e 2001.

“Na vjen keq që me afrimin e zgjedhjeve, OBRM-PDUKM ju kthehet praktikave të vjetra të cilat menduam që i kanë harruar.

OBRM-PDUKM po vazhdon polarizimin me BDI-në dhe kjo është lojë bajate, e vjetëruar. Shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare.

UÇK është e SHENJTË për të gjithë ne dhe askush nuk guxon të prek aty”, shkruan Mexhiti në Facebook.

Advertisement

OBRM-PUKM dhe BDI vazhdojnë përplasjet në lidhje se kush do të bëjë qeverinë e ardhshme.

OBRM-PDUKM ka njoftuar se do të bëjë koalicion me opozitën shqiptare VLEN, ndërsa nga BDI thonë se për qeverinë e ardhshme vendos populli./Telegrafi/

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy