
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari deklaroi se koalicioni VLEN pas zgjedhjeve nuk do të ekzistojë.
Për këtë deklaratë reagoi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.
Sipas Mexhitit, Taravari më as vet nuk e din se cilit koalicion i takon.
“Taravari harron se cilit koalicion i shërben sepse shpesh i ndryshon pozicionet. I huton edhe anëtarësinë, nuk e dinë se a janë me ndryshimin apo janë me të kaluarën. A janë me VLEN ose me BDI. E kuptoj, nuk ka as vula partie. Por një gjë e dimë edhe ne edhe ai. Po shkon drejtë zhdukjes”, deklaroi Mexhiti.
Advertisement
The post Mexhiti: Taravari po shkon drejt zhdukjes, ai harron se edhe cilit koalicion i takon sepse shpesh i ndryshon qëndrimet appeared first on Telegrafi.