MF-Maqedoni: Me masat e reja, mbrojmë qytetarët dhe ekonominë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në drejtim të orientimit të njëkohshëm të masave drejt kategorive të ndjeshme të qytetarëve, por edhe konsolidimit gradual fiskal do të targetohen masa të reja antikrizë, informojnë nga Ministria e Financave. Prej aty shtojnë se kujdesi për qytetarët dhe ekonominë do vijojë edhe më tej, ndërkohë që do të vazhdojë edhe angazhimi për ndjekjen e politikës prudente fiskale, që është në drejtim të deficitit të buxhetit në periudhë afatmesme.

“Në rishikimin e buxhetit janë parashikuar rreth 76 milionë euro për masat antikrizë, por dhe subvencionet për rritjene e rrogës minimale, mjete të konsiderueshme shtesë për subvencionet e bujqve – në drejtim të rritjes së rendimenteve, si dhe mjetet për rritjen e pensioneve dhe rritjen e transfertave të të hyrave minimale të garantuara. Menjëherë pas miratimit të rishikimit, në periudhë më shkurtër do të fillojë implementimi i masave të reja antikrizë”, kumton Ministra e Financave.

Modeli i ri i masave të targetuara, thuhet më tej, që është në përputhje me rekomandimet e fundit të institucioneve financiare ndërkombëtare – FMN-së dhe Bankës Botërore, BE-së dhe ekspertëve, ka tre qëllime: mbrojtjen e kategorive të ndjeshme, shpërndarjen e drejtë të mjeteve dhe konsolidimin gradual fiskal, që është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit të borxhit publik dhe stabilitetit të ekonomisë së brendshme në përgjithësi. “Deficiti krahas zgjerimit të tij, me rishikimin e buxhetit, përsëri është nën nivelin e vitit 2021 dhe në mënyrë të konsiderueshme është nën nivelin e krizës në vitin 2020.

Në periudhën afatmesme planifikohen: ulja e deficitit të buxhetit përmes përmirësimit të arkëtimit të të hyrave të buxhetit, masat për zvogëlimin e ekonomisë gri dhe parandalimin e saj, ulja dhe reduktimi i shpenzimeve të buxhetit, reduktimi i shpenzimeve joprioritare dhe jothelbësore, përkrahja më e madhe e sektorit privat dhe inovacione me qëllim të përforcimit të konkurrencës, kompenenti social për përkrahje të kategorive të ndjeshme të popullsisë dhe rishikimi i metodologjive të transfertave dhe subvencioneve, ndryshimi i burimeve të financimit të deficitit të buxhetit, diversifikimi më i madh i burimeve të financimit të deficitit, financimi dhe realizimi i projekteve të caktuara përmes partneriteteve publike private, si dhe themelimi i Fondit Zhvillimor”, informon Ministria.

Advertisement

Me pakon e parë të masave, sipas Ministrisë, u amortizuan goditjet e para të fuqishme të krizës, si parandalimi i goditjes së çmimeve dhe rritja spekulative e çmimeve, me ç’rast kemi frenuar presionet inflacioniste për parandalimin e normave më të larta të inflacionit. “U zbatuan lirime tatimore në kombinim me masa për ngrirjen (fiksimin) e çmimeve dhe marzhit të produkteve. Vlera e masave të zbatuara deri më tani për përballimin e krizës së çmimeve dhe krizës energjetike është prej rreth 615 milionë euro si një prej stimujve më të lartë fiskal të alokuar në rajon”, thuhet në kumtesë.

MF-Maqedoni: Me masat e reja, mbrojmë qytetarët dhe ekonominë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy