Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski i bën thirrje deputetit Skender Rexhepit ta rrëzojnë, siç thotë ai, qeverinë kriminale dhe të deligjitimuar nga popullit.

“Pasi 61 deputetë nënshkruan në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të premten, regjimi hibrid i qeverisë filloi me fushatën brutale, me shumë presione, kërcënime për ta shkelur dinjitetin njerëzor dhe ta shkatërrojë kredibilitetin e kuvendit” shkruan Micevski.

Ai i bën thirrje deputetit Skender Rexhepi për ta mbajtur dinjitetin dhe t’i vendoset fund shkeljes së deputetëve nga, siç e cilëson ai, regjimi hibrid dhe bashkërisht me 19 deputetë nga OBRM-PDUKM me atë, të nisin një nismë të re për mosbesimin e qeverisë

“Të mos ketë arsyetime pse ka nënshkruar ai ose ai tjetri për arsye se ky votim është votim kundër regjimit hibrid i LSDM-së dhe BDI-së. Shpresoj se do të qëndroni pas shumicës së deputetëve për ta mbrojtur dinjitetin e deputetit dhe imahzin e kuvendit”, shkruan Micevski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, këtu nuk votohet për ideologji por pyetja e vërtetë është nëse do të lejohet që të vazhdojë krimi dhe korrupsioni dhe bashkërisht si opozitë të nisin me reformat në vendin e përbashkët./Telegrafi/

Micevski i bën thirrje Skender Rexhepit të votojë kundër regjimit hibrid, krimit dhe korrupsionit nga LSDM-BDI shkruan Telegrafi.