ASH-AAA: LSDM-BDI, Qeveri e krimit dhe korrupsionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në konferencë për shtyp, kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini fajësoi Qeverinë LSDM-BDI për korrupsion.

“Lidhja e politikës me oligarkët duket të jete shumë e qartë, deputeti i BDI-së Ismail Jahoski djali i të cilit ka kompaninë Pucko Petrol nga Janari i vitit 2020 me tendere për furnizime me naftë dhe lëndë djegëse ka përfituar mbi 31 Milion Euro, nga institucione të ndryshme qendrore dhe lokale, ndër ta mbi 2 milion EURO vetëm nga komunat që qeverisen nga Bashkimi Demokratik për integrim”, deklaroi Ajdini.

Ai shtoi se në Komunën e Tetovës, Pucko Petrol ka marrë mbi 22 milionë denarë, ndërsa në Çair 15 milionë denarë.

“Pyesim publikisht udhëheqësit e këtyre institucioneve dhe deputetin Jahoski se cila është “magjia” që përdor për të fituar po thuajse çdo tender për furnizim me naftë dhe lëndë djegëse? Fitimi i të gjithë këtyre tenderëve nga Ismail Jahoski, tek institucionet qendrore dhe lokale konfirmon edhe njëherë dyshimet e thella mbi rezultatin zgjedhor të 15 korrikut, në veçanti në zonën pesë për blerje të votës, prandaj nuk është e rastit që Republika e Maqedonisë së Veriut konsiderohet si shtet me regjim hibrid dhe me nivele rekorde të korrupsionit, tashmë jo vetëm nga opozita por edhe nga Transparency International dhe Economist”, tha Ajdini.

Advertisement

Ai bëri thirrje Komisionit Anti-korrupsion dhe Prokurorisë Publike që të merren me këtë rast për të shpejguar se si është e mundur që një kompani, siç e quan ai, e lidhur me një deputetë të një partie politike, të fitoj kaq shumë tenderë./Telegrafi/

ASH-AAA: LSDM-BDI, Qeveri e krimit dhe korrupsionit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy