Nikollovski: Vazhdon lufta kundër krimit dhe korrupsionit, ligji do të vlejë për të gjithë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Ligji do të vlejë për të gjithë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit, por edhe përgjegjësia për të gjitha procedurat do të vazhdojë edhe më fuqishëm dhe në mënyrë akoma më joselektive”.

Këtë e tha sot zëvendëskryeministri i angazhuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Ljupço Nikollovski, i cili tha se kanë treguar me vepra se nuk ka person të pakapshëm.

“Treguam me vepra se nuk ka të pakapshëm, se ligji vlen për të gjithë, se tani të gjithë janë të përballur me drejtësinë dhe përgjegjësinë, do t’i përmirësojmë akoma më shumë kushtet dhe akoma më shumë të rinj do të besojnë në shtet dhe në institucione do të kthehen prapa. Dhe nuk ka zbrapsje nga ajo politikë dhe nga ajo punë e cila shumë strukturave në vend, të shumtëve të cilët gabuan para ligjit u pengon, më së shumti i pengon opozitës e cila vazhdimisht bllokon edhe politika ekonomike, gjithçka që është në interes të qytetarëve”, tha Nikollovski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, pas vizitës në kompaninë “BRAKO” në Veles.

I pyetur për të komentuar për pushimin në Dubai, ai theksoi se bëhet fjalë për pushim prej tre ditësh i cili i takon me ligj, dhe ka qenë i kontraktuar prej shumë më herët.

Advertisement

“Tre ditë pushim në 16 orë punë për qytetarët dhe për shtetin, me nder, sinqerisht kam të drejtë t’ia kushtoj bashkëshortes, ndoshta konteksti dhe nga kjo distancë kohore është bërë gabim nga ana jonë që është zgjedhur Dubai tre ditë dhe jo si pushim por edhe takime pune të bashkëshortes e cila punon për një kompani të huaj, jo për vendore. Ndërkaq për rrogën që e marr kam të drejtë në 16 orë punë, tre ditë brenda vitit t’i shfrytëzoj për pushim”, theksoi Nikollovski.

Ai shtoi se ndoshta dërgohet porosi e keqe dhe kërkon falje për atë pjesë, por, siç tha, lufta kundër korrupsionit dhe krimit dhe përgjegjësia për të gjitha procedurat do të vazhdojë akoma më fuqishëm dhe akoma në mënyrë joselektuese./Telegrafi/

Nikollovski: Vazhdon lufta kundër krimit dhe korrupsionit, ligji do të vlejë për të gjithë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy