Micevski: Kemi dorëzuar kërkesë për debat në Kuvend për ndryshime ligjore dhe forcimin e sigurisë në komunikacion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, përmes rrjeteve sociale informoi se grupet parlamentare të OBRM-PDUKM-së, VLEN-it dhe ZNAM-it kanë dorëzuar kërkesë për mbajtjen e debatit publik me qëllim të analizimit dhe përcaktimit të nevojës për ndryshim të rregulloreve ligjore, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve.

“Sot si grupe parlamentare të OBRM-PDUKM-së, VLEN-it dhe ZNAM-it kemi paraqitur kërkesë për mbajtjen e dëgjimit publik me qëllim të analizimit dhe konstatimit të nevojës për ndryshimin e rregulloreve ligjore, me qëllim të rritjes së sigurisë së qytetarëve.

Presim mbështetje nga të gjithë deputetët dhe tejkalimin e problemeve sistematike me të cilat po ballafaqohemi vitet e fundit”, thuhet në postimin e Micevskit në Facebook./Telegrafi/

Advertisement

The post Micevski: Kemi dorëzuar kërkesë për debat në Kuvend për ndryshime ligjore dhe forcimin e sigurisë në komunikacion appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy