Micevski: Në këtë përbërje të mandatuar të OBRM-PDUKM-së nuk ka negociata për ndryshime kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koordinatori i grupit Parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, ka theksuar sonte se në këtë përbërje të mandatuar të OBRM-PDUKM-së nuk ka negociata për amendamentet kushtetuese.

“Në këtë përbërje të mandatuar të OBRM-PDUKM-së, absolutisht nuk ka negociata, dhe në fakt, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, as ka mandat, as nuk dëshiron dhe as nuk do të negociojë për ndryshim të Kushtetutës nën diktatin e Bullgarisë”, theksoi Micevski për “Sitel”.

Ai theksoi se është e nevojshme të diskutohet për sundimin e ligjit dhe përballjen me korrupsionin dhe krimin.

“Është një temë që duhet ta diskutojmë edhe në vendin tonë, sepse sundimi i ligjit dhe korrupsioni janë diçka që nuk na duhet dikush nga jashtë për të na siguruar se po ndodh, sepse edhe ne e dimë. Matja e opinionit publik tregon se abuzimi me shtetin ligjor, korrupsioni i lartë vjen nga radhët e qeverisë. Dhe ne të gjithë e dimë mirë këtë”, shtoi Micevski.

Advertisement

Për funksionimin e Kuvendit, Micevski thotë se Qeveria ka përgjegjësinë më të madhe për atë që ndodh në legjislativ, dhe siç theksoi, një qeveri e përgjegjshme kur nuk mund ta mbajë funksionalitetin duhet të shkojë në zgjedhje./Telegrafi/

Micevski: Në këtë përbërje të mandatuar të OBRM-PDUKM-së nuk ka negociata për ndryshime kushtetuese shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy