Micevski: Korrigjim të Ligjit për Qendrën Klinike dhe takim me opozitën, pastaj bëhet zhbollikimi i Kuvendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM kërkon takim me Qeverinë për Ligjin për Ndërtimet pa Leje dhe Ligjin për Qendrën Klinike, dhe më pas thonë se do ta zhbollkojnë Kuvendin.

Koordinatori i OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski, sot deklaroi se jatë të patjetërsueshme ndryshimet në këto ligje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ligji për qendrën klinike do të bllokohet derisa të korrigjohet ligji prej 35 faqesh me të cilën ata duan të shpenzojnë gjysmë miliard euro dhe opozita të mos ulet dhe ta diskutojë për këtë. Më lejoni t’ju kujtoj, në vitin 2017, ministri Filipçe në këtë sallë së bashku me të gjithë anëtarët e Komisionit të Shëndetësisë dhe të gjitha grupet parlamentare, prezantuan projekt se do të fillojë ndërtimi i një qendre klinike. Kjo ishte në vitin 2017. Ne jemi në mes të vitit 2021. Nuk ka as ‘K’ nga Qendra Klinike”, tha Micevski.

Në bazë të akuzave të tjera në lidhje me zgjidhjet ligjore, ai theksoi se Ligji për Shërbimin në Ushtri ka vërejtje të caktuara për të cilat ka pasur reagim nga grupe të caktuara të oficerëve në pension, dhe OBRM-PDUKM dorëzoi katër ndryshime thelbësore që nuk u pranuan nga shumica në pushtet./Telegrafi/

Advertisement

Micevski: Korrigjim të Ligjit për Qendrën Klinike dhe takim me opozitën, pastaj bëhet zhbollikimi i Kuvendit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy