Micevski: Si ti bindim qytetarët që t’i respektojnë masat kur LSDM dhe BDI i shkelin masat dhe ligjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Micevski: Si ti bindim qytetarët që t’i respektojnë masat kur LSDM dhe BDI i shkelin masat dhe ligjet

Koordinatori i grupit kuvendar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski në konferencë për shtyp në Kuvend tha se Paketa e pestë ekonomike nuk është miratuar vetëm për shkak të inatit të Qeverisë.

“Shumica qeveritare punon në dëm të ekonomisë. Paketa e pestë ekonomike do të votohej të enjten, nëse nuk ishte aty inati i Qeverisë. Xhaferi dhe Zaevi me qëllim i bllokonin masat. Deputetët e OBRM-PDUKM-së janë në Kuvend dhe do të sigurojnë kuorum për seancën e 36-të. Qytetarët dhe ndërmarrësit tashmë dy muaj presin nga Qeveria, ndërsa Paketa e pestë ekonomike erdhi në Kuvend më 19 shkurt. Kaluan dy muaj. Zaev kishte kuorum kur kërkoi besimin e Qeverisë, por ai është bllokues dhe krijon atmosferë kinse dikush tjetër bllokon punën. I bëjmë thirrje Xhaferit ta thirr seancë e 36-të”, tha Micevski.

Micevski komentoi edhe veprimin e deputetes së LSDM-së e cila e skanfander arriti në Kuvend.

“Si do t’i bindim qytetarët që t’i respektojnë masat, kur deputetët e LSDM-së dhe bDI-së i shkelin masat dhe ligjet”, tha Micevski./Telegrafi/

Advertisement

Deputetja e LSDM-së pozitive me COVID-19 me skafander arrin në Kuvend

Micevski: Si ti bindim qytetarët që t’i respektojnë masat kur LSDM dhe BDI i shkelin masat dhe ligjet shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy