Mickoski: Aq janë të paaftë saqë edhe vaksinat e dhuruara nuk mund t’i marrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka vazhduar me akuzat në drejtim të pushtetit në lidhje me sigurimin e vaksinës kundër coronavirusit.

Ai thotë se “pushteti është aq i paaftë, saqë as vaksinat e dhuruara nuk mund t’i marrin”.

“Para një muaji kur Bullgaria njoftoi se do të na dhurojë vaksina, e përshëndeta dhe pyeta nëse Qeveria ka plan? Sot e morëm përgjigjen se nuk ka. Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, tregoi se edhe përkundër asaj që vendosën të na ndihmojnë me 8 mijë vaksina, procesi është bllokuar pasi vaksina nuk është regjistruar dhe ka mungesë të planit për regjistrim”.

“Me fjalë të tjera, derisa bota ecë përpara, Qeveria jonë e humb kohën, kurse populli vdes. Aq janë të paaftë saqë edhe vaksinat e dhuruara nuk mund t’i marrin. Çfarë kanë bërë derisa rajoni ka planifikuar dhe kërkuar vaksin?”, shkruan Mickoski në Facebook./Telegrafi/

Advertisement

Mickoski: Aq janë të paaftë saqë edhe vaksinat e dhuruara nuk mund t’i marrin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy