Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se nëse BE dëshiron në çdo kohë mund të caktojë datë për bisedime me Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mickoski tërhoqi një paralel me shembullin e Ukrainës e cila mori vendim për hapjen e bisedimeve me Brukselin në muajin dhjetor.

Mickoski kërkoi që të mos ketë konsensus për Maqedoninë, ashtu siç nuk kishte as për Ukrainën.

“Në samitin e fundit në dhjetor, shikuam se rregulli i konsensusit nuk vlen dhe të mos e shfrytëzojnë si argument, por ta lusin përfaqësuesin bullgar ta lëshon hapësirën dhe të shkojë në hapësira tjera të pijë kafe ose ndonjë gjë tjetër”, tha Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mickoski shtoi se ka ardhur koha që Evropa përfundimisht t’i tregojë këtij populli se çka planifikon të bëjë me këtë shtet./Telegrafi/

Mickoski: BE të hap negociatat me Maqedoninë, sipas shembullit të Ukrainës shkruan Telegrafi.