Mickoski: Jam optimist që negociatat për anëtarësim në BE do të fillojnë në dhjetor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski deklaroi sot se është optimist dhe dëshiron fillimin e negociatave në dhjetor për anëtarësim në BE, sepse siç u shpreh ai ky popull e meriton këtë.

“Nuk jam pesimist, jam optimist dhe dëshiroj që negociatat të fillojnë në dhjetor, ky popull e meriton këtë”, tha Micksoki.

Ai tha se qytetarët dëshirojnë jetë, nuk duan që të shohin politikanë që shkojnë nëpër ngjarje me vetura të zeza të shtrenjta dhe me truproja, por dëshirojnë jetë.

“Qytetarët dëshirojnë jetë. Nuk dëshirojnë që të shohin politikanë që shkojnë nëpër ngjarje me vetura të zeza të shtrenjta dhe me truproja, por dëshirojnë që të realizohen projektet që janë në dobi të tyre. Andaj kryetarët e komunave nga radhët e OBRM-PDUKM-së-së do t’i veshin çizmet, do të përvjelin mangët dhe do të jenë në teren për të realizuar premtimet që i dhamë para qytetarëve”, tha Mickoski.

Advertisement

Mickoski: Jam optimist që negociatat për anëtarësim në BE do të fillojnë në dhjetor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy