Mickoski në takim me Roth: Maqedonia meriton të nis negociatat për anëtarësim në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot realizoi takim me ministrin për Evropë të Gjermanisë, Michael Roth.

Siç njoftojnë nga partia, në takim është diskutuar për situatën politike në vend dhe punët e Qeverisë.

“Mickoski e ka falënderuar Roth për mbështetjen e Gjermanisë në procesin eurointegrues të RMV-së dhe ka thënë se bashkëpunimi i tillë duhet të zhvillohet edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me samitin e ardhshëm të BE-së, Mickoski ka thënë se Maqedonia meriton të merr datë për nisjen e negociatave me BE-në.

Advertisement

Ndryshe, Roth prej dje ka qëndruar për vizitë zyrtare në RMV ku është takuar me krerët shtetëror, ndërsa sot do të udhëtojë për në Tiranë./Telegrafi/

Mickoski në takim me Roth: Maqedonia meriton të nis negociatat për anëtarësim në BE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy