Mickoski: Bullgaria nuk respekton parimin e reciprocitetit, kërkojnë nga ne t’i përfshimë në Kushtetutë bullgarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se nuk ka asgjë kundër që të shënohet bashkërisht me Bullgarinë, figura e Goce Dellçevit.

“Nëse festohet 150 vjetori i lindjes së maqedonasit të madh, dhe birit maqedonas Goce Dellçev, nuk kam kundër”, tha Mickoski.

Ai shtoi se Bullgaria nuk është e gatshme që ta pranojë pakicën maqedonase dhe nga Maqedonia kërkon përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë.

“Kërkuan që të përfshihet populli bullgar në Kushtetë dhe nuk janë të gatshëm të respektojnë parimin e reciprocitetit”, tha Mickoski./Telegrafi/

Advertisement

Mickoski: Bullgaria nuk respekton parimin e reciprocitetit, kërkojnë nga ne t’i përfshimë në Kushtetutë bullgarë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy