Mickoski: Disi është bërë praktikë që të kemi mosndëshkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fillimisht bënin spektakle kur hynin në shtëpitë e njerëzve, kur i nxirrnin jashtë me kapuç në kokë, me pranga në duar dhe më pas që në fillim, pa respektuar prezumimin e pafajësisë, i akuzuan se duke qenë kriminelë, pjesërisht në mënyrë të merituar, pjesërisht të pamerituar. Nga ata që dikur ishin revolucionarë shumëngjyrëshe dhe që brohoritnin “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, sot shikon nga ata luanët e mëdhenj dhe heronjtë që nuk kanë mbetur as tufa të vogla që të paktën të ulërijnë, të guxojnë diçka për atë që është duke ndodhur, theksoi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski gjatë vizitës në Komunën e Zelenikovës.

“Është vërtet tragjike që kjo mënyrë e zbatimit të mosndëshkimit politik, por në të njëjtën kohë e amnistisë së ardhshme për krimet e kryera në 6 vitet e fundit, e zhgënjen popullin, demotivon popullin dhe prandaj sot jemi dëshmitarë të largimit të familjeve të tëra që largohen nga Maqedonia sepse janë të zhgënjyer dhe të dekurajuar sepse nuk kanë shpresë”, shtoi Mickoski.

Mickoski gjithashtu premtoi se në 100 ditët e para pas formimit të qeverisë nga OBRM-PDUKM, publiku do të shohë qartë se çfarë do të thotë një luftë e vendosur dhe e fuqishme dhe çrrënjosje e krimit dhe korrupsionit politik.

“Ne duhet menjëherë të hyjmë në një luftë agresive dhe të fuqishme kundër këtij lloji të autorëve për të cilët ekziston dyshimi për kryerje të krimit, sepse disi është bërë praktikë e jona të kemi mosndëshkim dhe kjo praktikë është e keqe edhe për shtetin edhe më së shumti është e keqe për qytetarët sepse i zhgënjen”, theksoi Mickoski./Telegrafi/

Advertisement

Mickoski: Disi është bërë praktikë që të kemi mosndëshkim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy