Mickoski: Do kemi ndryshime të mëdha në parti dhe në Qeveri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i vendit, njëherë edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nga konferenca e sotme e Unionit të Grave të OBRM-PDUKM-së paralajmëroi ndryshime të mëdha në parti por edhe në qeveri.

Mickoski tha se ndryshimet do të nisin në fund të këtij viti, më së voni deri në fillim të vitit tjetër.

“Si kryetar i qeverisë, do ta sanksionojë çdo devijim. Do t’i shkarkojë të gjithë ata që do të na turpërojnë si strukturë dhe si njerëz. Shembullin për ndryshime duhet ta japim ne. Nga secili prej nesh varet se si dhe me çfarë intensiteti do të ndodhin ndryshimet. Për këtë, sot nga këtu paralajmëroj se menjëherë pas Kongresit të rregullt që do të mbahet në fund të këtij viti, më së voni në fillim të vitit të ardhshëm, do të ketë ndryshime të mëdha në parti dhe në qeveri”, deklaroi Mickoski.

The post Mickoski: Do kemi ndryshime të mëdha në parti dhe në Qeveri appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy