Mickoski: Ndryshime të mëdha do të vijnë pas zgjedhjeve lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së në “Facebook” shkroi se nuk duhet të humbet shpresa dhe se do të vijë kohë më e mirë në Maqedoni.

“Vjen dita kur qytetarët do të ndjejnë ndryshimet e mëdha që do të ndodhin pas zgjedhjeve lokale”, shkruan Mickoski.

Ndryshe, Mickoski gjatë ditës së djeshme tha se janë afër koalicionit me partitë politike shqiptare opozitare dhe se do të ketë bashkëpunime në komuna të caktuara.

Ai po ashtu i bëri thirrje partisë “E majta” që të bashkëpunojnë, ndërsa nga kjo parti refuzuan bashkëpunimin duke akuzuar OBRM-PDUKM-në se po bashkëpunon me pushtetin./Telegrafi/

Advertisement

Mickoski: Ndryshime të mëdha do të vijnë pas zgjedhjeve lokale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy