Mickoski: Datën e zgjedhjeve e përcakton Kushtetuta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Data e zgjedhjeve nuk është temë për të cilën do të flasim në tregun e gjelbër, është temë e përcaktuar me Kushtetutë dhe ne duhet të ndalojmë praktikën e shkeljes së Kushtetutës, tha lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski gjatë takimit të sotëm me qytetarë

“Si përcaktohet në të, kështu që ne duhet të sillemi dhe duhet ta zbatojmë. Nëse Kushtetuta thotë se mandati i kryetarëve të komunave dhe këshillave është 4 vjet, atëherë pas 4 vitesh duhet të kemi raundin e parë të zgjedhjeve të kryetarëve dhe këshilltarëve. Kjo nuk duhet të jetë temë e politikës ditore. Siç është në Kushtetutë, unë i bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi që të thërrasë zgjedhjet në përputhje me Kushtetutën”, tha Mickoski.

Deklarata e Mickovskit pason deklaratën e Kryeministrit Zoran Zaev, i cili dje tha se do të kërkonte pëlqimin e partive të tjera për të mbajtur zgjedhjet lokale më 31 tetor.

Mickoski mohon që në takimin e liderëve me Zaevin në Klubin e Parlamentarëve, nuk është përmendur ndonjë datë e mundshme për zgjedhjet lokale./Telegrafi/

Advertisement

Mickoski: Datën e zgjedhjeve e përcakton Kushtetuta shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy