Mickoski: Do të mbledhin nënshkrime kundër Ligjin për regjistrimin e popullsisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mickoski: Do të mbledhin nënshkrime kundër Ligjin për regjistrimin e popullsisë

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se partia e tij në Komitetin Ekzekutiv mbrëmë ka vendosur të mbledhë nënshkrime kundër Propozim-ligjit për regjistrimin e popullsisë nëse shumica nuk bën tërheqje në Kuvend.

“Nëse kjo nuk ndodh, me keqpërdorimin e flamurit evropian, OBRM-PDUKM do të mobilizohet dhe do të ngrisë nismë për mbledhjen e nënshkrimeve për Propozim-ligj për anulimin e këtij Propozim-ligjit që pritet të miratohet dhunshëm”, thotë Mickoski.


Agim Nuhiu: Në regjistrimin e popullsisë personat që punojnë jashtë do të duhet regjistrimin ta bëjnë vetëm

Advertisement

Ndryshe, kryetari i grupit kuvendar të OBRM-PDUKM-së, më herët në Kuvend tha se partia e tij do të votojë kundër Propozim-ligjit për regjistrimin e popullsisë dhe se është dashur të ketë konsensus shtetëror për këtë çështje dhe jo marrëveshje koalicioni.

Regjistrimi i popullsisë pritet të zbatohet nga 1 prilli deri më 21 prill, ndërsa Maqedonia që nga vitit 2001 nuk ka pasur regjistrim të popullsisë./Telegrafi/

Mickoski: Do të mbledhin nënshkrime kundër Ligjin për regjistrimin e popullsisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy