Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se eurodeputeti bullgar Andrei Kovaçev është anëtar i grupit parlamentar të PPE-së dhe për këtë arsye priste një amendament për një identitet dhe gjuhë “modern” maqedonase në draft-raportin për Maqedoninë në rrugën drejt BE-së.

Sipas Kryeministrit, 15 eurodeputetë nga PPE-ja ishin “pro” Raportit të raportuesit Thomas Waitz, ndërsa tre eurodeputetë ishin kundër. Ndër zyrtarët që votuan ishte David McAllister, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të PE-së (AFET).

Mickoski informoi gjithashtu se dy eurodeputetë grekë abstenuan.

“Ky ishte votimi brenda PPE-së. I kemi saktësisht me emër dhe mbiemër. Është mirë që e kemi kaluar pengesën e parë dhe është mirë që e kemi parë se thelbi nuk është vetëm disa qindra bullgarë (në Kushtetutë). Nuk e di nëse do të kemi sukses në seancën plenare, por do të luftojmë fortë. Kjo çështje tani do të ngrihet në Hagë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

A po pengon ndonjë shtet anëtar i NATO-s një tjetër në integrimin e tij dhe në këtë mënyrë po dëmton sigurinë në rajon? Dhe kësaj duhet t’i jepet përgjigje”, tha Kryeministri në konferencën e sotme për shtyp pas Propozimit të pasuksesshëm për të futur amendamentin me formulimin “modern” në Raportin për RMV-në./Telegrafi/

The post Mickoski: Dy eurodeputetë grekë nga PPE-ja abstenuan për Raportin për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.