Mickoski fiton gjyqin me LSDM-në për shpifje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Civile e Shkupit mori vendim në favor të kryetari të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski që kishte të bëjë me padinë që e parashtroi kundër LSDM-së për shpifje.

Padia kishte të bëjë me shpifjen ndaj Mickoskit kur në rrjetin social në “Facebook”, LSDM ka ofenduar duke e cilësuar atë “anti-perëndimori Hristijan Mickoski është dora e zgjatur e Nikolla Gruevskit”, ndërsa për këtë vendim gjyqësor, LSDM do të duhet të paguajë 1 euro dëm, aq sa kërkuar Mickoski, por jo edhe shpenzimet për procedurën.

“Edhe pse kemi gjyqësi të kapur, me besim të vogël, e vërteta nuk mund të ndryshohet”, u shpreh Mickoski.

Krahas këtij rasti gjyqësor, Mickoski po ashtu me gjyq fitoi edhe ndaj shpifjes dhe ofendimit të Ljupço Ristovskin nga partia Integra.

Advertisement

Gjykata ka vërtetuar se Ristovski me qëllim që ta prishë imazhin e Mickoskit ka dhënë të pavërteta se OBRM-PDUKM ka qenë kundër interesave nacionale maqedonase./Telegrafi/

Mickoski fiton gjyqin me LSDM-në për shpifje shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy