Mickoski: Iniciativa e Ahmetit për president është tentim për defokusim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se iniciativa e BDI-së, Ali Ahmeti që presidenti i vendit të zgjidhet në Kuvend, duhet të injorohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E kam dëgjuar deklaratën e Ali Ahhmetit dhe do ta ndaja përgjigjen në dy pjesë. Pjesa e parë mendoj se kjo deklaratë e Ali Alhmetit vjen nga mungesa e ideve tjera dhe në mungesë të projekteve, në kushte kur janë kapur nga krimi i madh, BDI tani po mundohet për një defokusim të lehtë dhe ndërtojnë tema dhe ato tema i përcjellin në fushatë, siç ishte fushata me kryeministrin shqiptar dhe besoj se ajo duhet të injorohet.

Së dyti, edhe vetë guximi për të thënë një gjë të tillë dhe për ta lidhur me shantazh për rezultatin e zgjedhjeve nuk është akt shtetëror për një parti që pretendon të paraqitet si shtetndërtues dhe që ka qenë pjesë e qeverisë për 22 vjet dhe ha bukën për shkak të këtyre qytetarëve dhe këtij vendi”, tha Mickoski.

Mickoski shtoi se në zgjedhjet e kaluara presidenciale OBRM-PDUKM nuk është kërcënuar me census./Telegrafi/

Advertisement

Mickoski: Iniciativa e Ahmetit për president është tentim për defokusim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy