Mickoski ju shkruan letër ndërkombëtarëve: Regjistrimi të bëhet në shtator, zgjedhjet lokale në nëntor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski ka shkruar një letër deri tek ambasadorët të cilët përfaqësojnë faktorin ndërkombëtar në vend.

Mickoski ju propozon ndërkombëtarëve që të shtyhet procesi i regjistrimit për në vjeshtë, ndërsa zgjedhjet lokale të mbahen në muajin nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Lufta kundër gjendjes së rëndë epidemiologjike, mungesa e vaksinave, kombinuar me regjistrimin në terren, do ta vë në rrezik serioz shëndetin publik. Unë nuk dyshoj në nevojën për një regjistrim të besueshëm, por për momentin nuk është koha për te”.

“Ne duhet të fokusohemi para së gjithash në luftën kundër sfidave shëndetësore të cilat janë para nesh. Pasi të tejkalohet kriza shëndetësore ne serish mund të orientohemi drejt regjistrimit”, shkruan Mickoski në letër.

Advertisement

Ndryshe, Mickoski është infektuar me COVID-19, ndërsa para disa ditëve edhe u shtrua në spital./Telegrafi/

 

 

Mickoski ju shkruan letër ndërkombëtarëve: Regjistrimi të bëhet në shtator, zgjedhjet lokale në nëntor shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy