Mickoski: Katër javë i dhamë qeverisë, nga sot nuk vlejnë propozimet tona, zgjidhja janë vetëm zgjedhjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot tha se dy opsionet që i ka ofruar në mbledhjen e liderëve ishin në tavolinë deri sot dhe se ende nuk ka marrë përgjigje nga Kovaçevski se cilin nga dy opsionet e pranon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dy opsionet që i ofrova në mbledhjen e liderëve ishin në tavolinë deri në këtë moment, deri në këtë emision ende nuk kam dëgjuar përgjigje nga Kovaçevski se cilin nga dy opsionet e pranon, a është i pari me efekt të vonuar, pra të shohim, apo zgjedhjet e dyta të parakohshme parlamentare.

Nga sot në tavolinë është vetëm një opsion, e ai është zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së për “Samo Vistina”.

Mickoski theksoi se koha për dy propozimet përfundon sot, sepse Kovaçevski kishte katër javë kohë për të marrë vendim.

Advertisement

“Ka vetëm një mundësi, që sa më shpejt të shpëtohet Maqedonia, Kovaçevski të lirohet, po shoh se këpucët i ka të ngushta, të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski.

Për negociatat me BE-në, Mickoski tha se është e qartë se jo vetëm që nuk po negociojmë, por jemi shumë larg negociatave./Telegrafi/

Mickoski: Katër javë i dhamë qeverisë, nga sot nuk vlejnë propozimet tona, zgjidhja janë vetëm zgjedhjet shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy